Mediat turke kanë raportuar sot se sulmuesi anësor turk pritet të kalojë në Arsenal gjatë këtij afati ose në verë. Sipas mediave turke Arsenali është një hap para, para skuadrave të tjera europiane që e kërkojnë sulmuesin e Romës në radhët e tyre. Sipas Fotomac, Arsenali është e vetmja skuadër që deri me tani ka bërë ofertë për Cengiz Under, e cila ofertë thuhet se është 55 milionë funte, pra afër 60 milionë euro. Manchester United, Tottenham dhe Manchester City po ashtu kanë shprehur interesim për turkun, por ata ende nuk kanë bërë oferta për Romën për shërbimet e lojtarit.