Arsenali ka dërguar skautët që të përcjellin nga afër Cengiz Underin në aksion te Roma këtë muaj, para një transferimi të mundshëm gjatë verës. Sipas “Calcio Mercato”, trajneri i Arsenalit Unai Emery është fans i madh i mesfushorit dhe shpreson ta transferojë në Londër sapo të hapet afati kalimtar i verës. Under ka kontribuar me tre gola dhe pesë asistime në 18 paraqitje për Romën në Serie A këtë stinor.