Gjiganti austriak, Red Bull Salzburg është i mbushur me futbollistë të talentuar. Njëri nga ta padyshim që është edhe koreani Hee-Chan Hwang i cili ka shkëlqyer në edicionin e ri. 23-vjeçari pas huazimit një vjeçar te Hamburg është rikthyer në Salzburg ku është bërë sensacion i këtij klubi.
Në 11 takimet e para Hwang ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë duke rritur ndjeshëm vlerën e tij dhe duke u bërë objektiv i skuadrave të mëdha.