Arsenali është i interesuar që të sjellë në “Emirates” lojtarin e Paris Saint-Germainit, Julian Draxlerin. Raportohet se klubi nga Londra i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit gjerman. Mesfushori ofensiv po përballet me konkurrencë të fortë te Parisi dhe që një kohë është i lidhur me një kalim në Premier League.
Vlera aktuale në treg e Draxlerit vlerësohet rreth 25 milionë euro. Në këtë edicion me PSG-në ka luajtur në 11 ndeshje, duke realizuar dy gola e një asistim. Kontrata me klubin francez, 27-vjeçarit i skadon në verën e këtij viti.