Arsenal realizon goditjen e parë në merkato. Sezon për tu harruar ku që sapo ka përfunduar për Topcinjtë e Londrës, pas 21 vitesh ata mbetën jashtë Champions League. Situatë kjo që solli në drejtim të trajnerit Arsen Wenger, protesta të shumta, por në fund atij iu sërish besimi nga ana e drejtuesve të klubit, duke i rinovuar kontratën. Tashmë vëmendja do të jetë e gjitha në merkato, për të përforcuar skuadrën. Nuk ka vonuar dhe goditja e parë. Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë Sead Kolasinac. Boshnjaku i ka dhënë lamtumirën tashmë ish-skuadrës së tij Schalke 04 dhe ka firmosur më ekipin e Wenger.
Londinezët kanë arritur të mposhtin konkurencën me Milanin. Këta të fundit prej kohësh ishin vënë në ndjekje të 23-vjecarit por në fund nuk ia dolën dot. Transferimi i Kolasinac nuk i kushtoi asnjë centes arkave të Arsenalit, për shkak se mbrojtësit i kishte përfunduar kontrata me “Blutë Mbretërorë”. Ardhja e boshnjakut detyron Kieran Gibbs, të bëjë gati valixhet dhe gjasat janë që sezonin e ardhshëm ai të jetë pjesë e Newcastle.