Skuadra e Arsenalit ka shprehur intresim për mbrojtësin e Paris Saint-Germainit, Thilo Kehrer.
Madje, sipas mediumeve franceze, Arsenali tashmë ka ofruar 10 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Kehrerit në këtë verë.
Mësohet se Kehrer tek Arsenali po shihet si zëvendësim ideal për David Luizin, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij edicioni.
Reprezentuesi i Gjermanisë, Kehrer këtë edicion ka 31 paraqitje me fanellën e ekipit francez në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me PSG-n deri në vitin 2023 kurse është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Schalke. Kehrer 24-vjeçar ka edhe nëntë paraqitje me Përfaqësuesen e Gjermanisë.