Skuadra e Arsenalit i ka bërë ofertë zyrtare Eintracht Frankfurtit për transferimin e mbrojtësit Martin Hinteregger, përcjellë të premten tabloidi anglez “The Sun”.
Mësohet se Arsenali po kërkon transferimin e Hintereggerit në janar dhe për kartonin e tij, ka ofruar 30 milionë euro dëmshpërblim. 27-vjeçari, te Arsenali shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen pas paraqitjeve të mira që ka patur këtë edicion në Bundesligë, transmeton Koha Ditore. Ai ka 19 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar katër gola me fanellën e Frankfurtit.
Hinteregger ka kontratë me Frankfurtin deri në vitin 2024 kurse karrierë ka bërë edhe te Augsburgu, Salzburgu e Borussia Moenchengladbachu. Ai ka edhe 44 ndeshje me Austrinë.