Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka nuk do të dënohet nga klubi pas sjelljeve të tij ndaj fansave të vetë në ndeshjen kundër Crystal Palace. Kosovari nga Zvicra mund ta humb shiritin e kapitenit të klubit pasi vendosi dorën në vesh në formë ironie në drejtim të fansave, para se t’u thoshte “p*rdhuni” dhe ta hiqte fanellën, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Unai Emery e konfirmoi të martën se Xhaka nuk do të luajë në ndeshjen e “Topçinjëve” kundër Liverpoolit në “Anfield”.
Sidoqoftë, derisa klubi është i frustruar me veprimet e Xhakës, “The Sun” raporton se ka vendosur kundër dënimit të tij sepse gjendja e lojtarit duket jostabile emocionalisht.
Nga observimi që i ka bërë klubi lojtarit në 48 orët e fundit, beson se lojtari tashmë po e ndëshkon veten dhe pendohet për incidentin.