Arsenal kërkon sulmuesin anësor të Boca Juniors, por ai do të kushtojë 45 mln euro. Topçinjtë i kanë vënë syrin talentit 22-vjeçar për në merkaton e janarit dhe kontaktet e para mes klubeve kanë nisur. Gjithsesi, Boca kërkon një shumë të lartë për Pavon, i cili kishte probleme muskulore në finalen e dytë të Copa Libertadores. Trajneri Unai Emery është një admirues i madh i Pavon dhe mendon se ai mund të përforcojë akoma më tepër sulmin e ekipit të tij.
Ai mund të luajë në sistemin e Arsenal dhe është më i shpejtë se shumica e lojtarëve në skuadër. Boca e di shumë mirë që Pavon është i shumëkërkuar në Premier League dhe kërkon të përfitojë sa më shumë duke parë fuqinë financiare të klubeve angleze.