Arsenal ka nisur “presingun” e fuqishëm për të mbajtur në skuadër yllin e vet, Mesut Özil. Sipas së përditshmes “The Mirror”, klubi londinez do t’i garantojë dyfishim të pagës mesfushorit, vetëm që ky i fundit të firmosë rinovimin e kontratës, e cila i përfundon në verën e vitit tjetër. Nëse kampioni i botës do të pranojë kushtet, ai do të paguhet 280 mijë paundë në javë.
Özil, së bashku me sulmuesin kilian Alexis Sanchez, thuhet se po kërkojnë për klube të tjera, sepse në qershorin e ardhshëm planifikojnë të largohen nga “Emirates Stadium”. Gjithsesi, hierarkia e klubit ka besim se të paktën do të rinovojë të paktën ish-lojtarin e Real Madrid-it. Aktualisht, ky i fundit është lojtari më i paguar i skuadrës, me rreth 140 mijë paundë në javë.