Arsenalit po i soset durimi me “rebelin” Aleksis Sançez dhe është gati të konsiderojë ofertat rreth 40 mln euro për të. Kiliani ishte pranë Mançester Sitit gjatë verës së kaluar, por Topçinjtë refuzuan 50 milion euro për të pasi nuk gjenin dot një zëvendësues në kohë. Gjithsesi tani klubi londinez mund të jetë gati të dëgjojë oferta të reja kur të hapet merkato në janar, për një çmim më të ulët. Raportohet se Sançez kishte rënë dakord për një kontratë të re – përpara se të ndryshonte mendje pas disfatës ndaj Bajernit. Tani i mbetet Arsenali të vendosë nëse do ta mbajë lojtarin e pakënaqur deri në fund të sezonit apo do ta shesë te rivalët e Premier Ligës që në janar.