Shumë lojtarë pritet të largohen nga Arsenali këtë vetë. Më saktësisht, në listën e zezë të klubit londinez janë Xhaka, Aubameyang, Pepe dhe Ozil.
Xhaka është kritikuar shumë në fillimin e sezonit, gjë që bëri që marrëdhënia me tifozët të prishej. Aubameyang dëshiron të luajë në Champions, e me shumë mundësi Arsenali nuk do ia ofrojë këtë shans. Pepe nuk po bën mirë dhe milionat e shpenzuar për të nuk janë justifikuar.
“Gooners” do ishin të kënaqur edhe nëse do e shisnin për një shifër rreth 50milionë euro, praktikisht gjysma e shifrës me të cilën është blerë sulmuesi. Të gjithë e kanë pranuar se Pepe ka dështuar, duke mos u përshtatur asnjëherë me ekipin. Siç duket, vera do jetë e nxehtë në Londër.