Arsenal janë duke e përcjellë nga afër mesfushorin e Eibarit, Joan Jordan, sipas raportimeve të Marca. Topçinjtë po përgatiten që t’ia japin lamtumirën Aaron Ramsey-t i cili do të shkojë te Juventusi, andaj janë në nevojë për një mesfushor të përshtatshëm.
Në anën tjetër, 24 vjeçari po shfaq performanca mjaft të mira tek klubi spanjoll, tek i cili luan nga viti 2017.