Arsenali ka arritur rikthim sensacional ndaj Rennes dhe është kualifikuar në fazën çerekfinale të Europa League. ‘Topçinjët’ arritën fitore të bindshme 3-0, pas asaj humbjes befasuese 3-1 në ndeshjen e parë. Padyshim lojtari i mbrëmjes ishte Pierre Emerick-Aubameyang (5′ 72′) që shënoi dy gola, ndërsa një gol e shënoi edhe i riu Maitland-Niles (15′).
Interi me shumë mungesa, është eliminuar nga Europa Ligë. ‘Zikaltërit’ u mposhtën me rezultat minimal nga Frankfurt, ndërsa ndeshja e parë përfundoi pa gola. Takimi u vendos në minutën e 6-të, kur gabimin e Skriniar e shfrytëzoi mjaft mirë sulmuesi Jovic (6′) i cili i dha kualifikimi ekipit gjerman.