Drejtuesit e Arsenalit kanë nisur punën për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e Héctor Bellerín, i cili do të largohet nga “topçinjtë” në fund të sezonit.
Klubi anglez ka piketuar Achraf Hakimin, i cili aktivizohet te Interi, si pasuesin e 26-vjeçarit.
Për të arritur te kartoni i mbrojtësit maroken, anglezët janë gati t’i ofrojnë klubit zikaltër shumën prej 50 milionë eurove.
Por, Arsenali nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë shërbimet e Hakimit, pasi Real Madrid ka të drejtën e riblerjes së futbollistit dhe me shumë mundësi do të kërkojë rikthimin e tij në “Santiago Bernebeu”.