Merastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë “8 Shtatori”, Agjencia për Rini dhe Sport, sot do t’i kumtojë fituesit e çmimit shtetëror në sferën e sportit. Këshilli për ndarjen e Çmimit shtetëror në sferën e sportit “8 Shtatori” do të ndajë katër çmime për arritje në sferën e sportit dhe një për vepër jetësore për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, afirmimin dhe promovimin e Republikës së Maqedonisë në planin ndërkombëtar. Ndarja e çmimeve do të mbahet në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.