Shkup, 7 mars – Arriti dërgesa e parë e vaksinës ruse “Sputnik V” në vendin tone. Kjo është sasia e parë prej 3 000 dozave, me atë që do të sigurohet vazhdimësia e procesit të imunizimit që tashmë filloi në vend, deklaroi sot ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe pas pranimit të dërgesës në aeroportin ndërkombëtar në Shkup.
Ministri theksoi se edhe gjatë ditëve në vijim do ta vazhdojnë komunikimin intensive me qëllim që të bisedojnë dhe të organizohet dinamika e ardhjes së sasive të tjera.
Ai deklaroi se gjithsej janë porositur 200 mijë doza.
Vaksina është tretje e ngrirë prej 0,5 mililitrave, për një shfrytëzues, ndërkaq do të ruhet në frigoriferët në pikën në “Jane Sandanski”. Dërgesa është marrë përmes shërbimit DHL nga Moska në Beograd, ku arritën edhe sasi të caktuara për Serbinë, së bashku me këto 3000 tek ne.
“Bëhet fjalë për vaksina të cilat janë të ndryshme në pjesën e vaksinimit dhe rivaksinimit, që do të thotë se të gjitha këto doza do të përdoren për vaksinë të parë. Vazhdon procesi I imunizimit në domenin e punonjësve shëndetësorë dhe sipas indikacionit edhe të qytetarëve edhe ashtu siç është paraparë në planin nacional për vaksinim”, tha Filipçe.
Ai I shprehi falënderim ambasadorit të Federatës ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sergej Bazdnikin, për angazhimin e tij personal që këto sasi në vend të arrijnë sa më parë.
Ambasadori Bazdnikin I cili gjithashtu sot mori pjesë në pranimin e kësaj dërgese të parë të vaksinave tha se është I bindur se kjo do të jetë me rëndësi të madhe për shpëtimin e jetëve njerëzore, por edhe kthim I ekonomisë së Maqedonisë në trajektoren e rritjes.
“Ne çdoherë jemi të gatshëm t’u ndihmojmë qytetarëve të Maqedonisë me të cilët gëzojmë në traditat shekullore të miqësisë dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta. Kemi bashkëpunim mjaft konstruktiv me Qeverinë e RMV-së dhe jemi të gatshëm ta zgjerojmë në bazë të sferave të reja në bazë të barazisë dhe respektimit të ndërsjelltë të interesave”, tha ambasadori.
Sipas Bazdnikin, dihet mire se Sputnik është vaksina e parë e regjistruar kundër Kovid-19 në botë. Ai tha se vaksina është absolutisht e sigurt dhe efikase dhe tani bëhet me të drejtë “bestseller” botëror.
Ai u dëshiroi të gjithëve shëndet të mire, ndërsa mjekëve dhe personelit mjekësor të guximshëm të Maqedonisë u dëshiroi fitore të shpejtë kundër pandemisë në të cilën, siç theksoi, kjo vaksinë ruse do të jetë armë e vlefshme.