Arrin në pesë numri i të prekurve me COVID-19 te Partizani

22

Derbi i fundit i sezonit u turbullua nga rezultati pozitiv me Covid-19 i futbollistëve të Partizanit. Pas Deian Boldor dhe Besnik Feratit, rezultuan të infektuar edhe Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote. Të tre këta lojtarë janë asimptomatikë, por janë izoluar, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.

Koronavirusi tek Partizani nuk i ka shqetësuar bardheblutë.

“Nuk është herë e parë që ka lojtarë të infektuar. Presim të dalin rezultatet e lojtarëve të tjerë. Po dolën negativë, nuk kemi pse të kemi frikë, vetëm kujdes do të kemi. Është diçka normale për ne, nuk është hera e parë”.

Tekniku i bardhebluve Emanuel Egbo vazhdon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe me besimin se do të ketë ndihmë hyjnore nëse ndaj Partizanit si një ndeshje e radhës, lojtarët e tij do të japin më të mirën e tyre.

“Të futemi në fushë dhe të japim maksimumin. Shpresoj që me kismet të Zotit, të marrim atë rezultat që na duhet”.

Tiranës nuk do t’i mjaftojë fitorja në derbi, pasi i duhen 7 pikë për të arritur matematikisht trofeun, por për armatën e tifozërisë suksesi ndaj Partizanit do të ishte si kurorë mbi kupën e kampionatit.

Comments are closed.