Shkup, 5 gusht – Institucionet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut janë duke e shqyrtuar dhe analizuar kërkesën e palës serbe për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina. Pas pranimit të kërkesës zyrtare nga autoritet serbe, Ministria e Drejtësisë sot deri te Gjykata Penale e Shkupit e ka dorëzuar dokumentacionin për ekstradimin e Morinës. Detyrë e GJPSH-së në këtë rast është dhënia e mendimit se duhet apo jo që Morina të ekstradohen në Serbi, ndërkohë fjalën përfundimtare më pas e ka vet Ministria e Drejtësisë.
“Nuk ka afate të caktuara se për sa kohë duhet të shqyrtohet dokumentacionin i Ministrisë së Drejtësisë, për çështjen e ekstradimit të Morinës”, thonë burime të gazetës KOHA, nga GJPSH-ja.
Tutje nga Ministria e Drejtësisë për gazetën KOHA, kanë sqaruar se për shkaqe objektive nuk kanë mundur që kërkesën për ekstradim e Tomor Morinës në Gjykatë ta dorëzojnë javën e kaluar. (koha.mk)