Shkup, 15 tetor – Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar 28.000 doza me vaksina për mbrojtje nga gripi sezonal për vitin 2018/19. Siç informojnë prej atje, bëhet fjalë për vaksinë katërvalente, e cila është më e re dhe me cilësi të lartë dhe mbron nga katër lloje të influencës.
“Këtë vit për herë të parë furnizohen vaksina kundër gripit sezonal, të cilat janë falas për personat mbi moshën 65 vjeçare me pension mesatar dhe nënmesataren, si dhe për ata pa pension”, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë. Për këtë furnizim, Ministria ka planifikuar 13,33 milion denarë, por pas ankandit të kryer elektronik, është arritur çmim në vlerë të tërësishme prej 8,66 milionë denarë.
“Me atë gjatë furnizimit të vaksinave është arritur çmimi më i ulët i vlerës, me çka Ministria ka kursyer rreth 75 mijë euro”, thuhet në kumtesë. Vaksina është rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia e Mjekësisë Evropiane. Vaksina katërvalente është prodhim i Kompanisë farmaceutike franceze “Sanofi Paster”.
Vaksinimi është masa mbrojtëse e vetme parandaluese kundër gripit dhe rekomandohet për personat më të vjetër se 65 vjeç, veçanërisht të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësor, personat me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore, si dhe në përgjithësi për personat me imunitet të dobët. Vaksinimi do të zhvillohet në Qendrat për shëndet publik mbarë shtetin. Sasitë do të sistemohen sipas nevojave të popullatës.
Vaksinimi zhvillohet sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për hemisferën veriore për sezonin 2018/19, si dhe rekomandimet e Agjencisë Mjekësore Evropiane.