Turqia dhe Rusia arritën marrëveshje lidhur me planin për ndërprerje të plotë të zjarrit në Siri, publikuan sot mediat turke. Ky plan do t’u prezantohet të gjithë palëve të involvuara në konfliktin sirian, ndërsa parashikon vendosje të ndërprerje të zjarrit nga mesnata e 29 dhjetorit. Marrëveshja u dedikohet të gjithë rajoneve në Siri, ku ka përleshje “midis forcave qeveritare dhe grupeve të armatosura opozitare”.