Shefi ekzekutiv i Arsnealit, Ivan Gazidis, ka arritur marrëveshje me gjigantin italian Milan, sipas tabloidit britanik Daily Mail. Gazidis, i cili është pjesë e Arsenalit që prej vitit 2008, pritet t’i fitojë mbi një milion euro më shumë në Milan sesa paga aktuale te gjiganti londinez, e cila është 3 milionë euro, transmeton Express. Pronarët e rinj të Milanit të intriguar me punën suksesshme të Gazidis pas largimit të Arsene Wengerit nga Arsenali. Prandaj, ata e duan Gazidisin sa më parë në klubin e tyre.