Londër, 1 nëntor – Kryeministrja britanike, Tereza mej arriti marrëveshje preliminare me Bashkimin Evropian për Brekzitin, kumtoi “Tajms”, duke iu referuar burimeve qeveritare.
Është arritur marrëveshje financiare, e cila do t’u mundësojë ndërmarrjeve qasje të hapur të qëndrueshme drejt tregjeve të BE-së pas Brekzitit.
Negociuesit nga të dyja palët arritën marrëveshje preliminare për të gjitha çështjet rreth tregut të shërbimeve dhe këmbimit të të dhënave.
Marrëveshja do t’u mundësojë kompanive britanike qasje drejt tregjeve evropiane, ndërkaq politika financiare britanike në masë të madhe është në përputhje me atë evropiane.
Lajmi, gjithashtu, pati edhe efekt të drejtpërdrejtë ekonomik – pas publikimit të marrëveshjes, vlera e funtës u rrit për 0.5 pikë në raport me dollarin amerikan.