Ministrat e financave të eurozonës u dakorduan për kushtet për daljen e Greqisë nga programi i tretë shpëtues.
“Kemi marrëveshje me Greqinë, deklaroi mbrëmë një përfaqësues anonim evropian pas takimit gjashtë orësh në Luksemburg të ministrave të financave nga eurozona.
Sipas marrëveshjes kreditorët evropianë do t’i ndajnë Greqisë 15 milionë euro nga transha e fundit dhe do ta vazhdojnë afatin për kthim të një pjese të kredive deri në 10 vite.
Pakoja që e shënon fundin e programit të tretë për shpëtim të Greqisë ka për qëllim të garantojë se borxhi i vendit është i përmbajtur dhe se Athina nuk do të tërhiqet nga reformat.
Pas daljes së programit Greqia do të jetë nën vëzhgim të rreptë evropian, dhe nën kontroll shumë më të madh nga ai i Portugalisë, Qipros dhe Irlandës.
Për tetë vite Greqia mori mbi 273 miliardë euro ndihmë nga kreditorët, eurozona dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në kornizat e programeve të treta për shpëtim.
Bruto prodhimi vendor në Greqi vitin e kaluar shënoi rritje prej 1,4 për qind, ndërsa për këtë vit parashikohet rritje prej 1,9 për qind, derisa për vitin e ardhshëm 2,3 për qind. Në të njëjtën kohë Greqia shënon edhe suficit në buxhet prej 0,8 për qind prejse në vitin 2009 kishte deficit prej 15,41 për qind.
“Marrëveshja për fund të programit të tanishëm për shpëtim të Greqisë është moment historik”, theksoi eurokomisari për Ekonomi Pjer Moskoviti.
Ministri grek i Financave Evkladis Cakalatos theksoi se është i kënaqur nga marrëveshja me të cilën i vihet fund kursimit tetëvjeçar dhe reformave.