Pas disa muajsh negociata, boksierët britanikë David Haye dhe Tony Bellew kanë rënë dakord që të zhvillojnë revanshin. Ka qenë Haye, tashmë 36 vjeç dhe ish-kampion bote në peshat e rënda ai që ka konfirmuar marrëveshjen, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thene së Bellew do të jetë sërish rivali i tij. “Na u deshën muaj të gjata negociatash për të arritur marrëveshjen, por më në fund ia dolëm mbanë për një duel të dytë mes Haye dhe Bellew”, ka thënë sot ish-kampioni i botës në peshat e rënda David Haye.