Në Itali raportohet nga të gjitha mediet se Kostas Manolas do t’i bashkohet Napolit për 20 milionë euro plus Amadou Diawara, i cili vlerësohet 14 milionë euro, që do të shkojë te Roma. SportItalia, Sky Sport Italia dhe shumë të tjerë kanë besim se marrëveshja është arritur dhe do të finalizohet këtë javë.
Manolas ka një klauzolë 36 milionë euro, të cilën Napoli ka refuzuar ta paguajë, duke insistuar se mund të përfshinte një lojtar si pjesë shkëmbimi.
Manolas do të formojë dyshen e yjeve në qendër të mbrojtjes së Napolit me Kalidou Koulibaly në Stadio San Paolo.
Greku mendohet se do të firmosë një kontratë me vlerë 3.5 milionë euro në vit plus bonuse.