Prishtinë, 21 tetor – Zëvendës- ministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena nga AAK, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës nga policia.
Sipas policisë ndalimi i tij është bërë për shkak se dyshohet për involvim në veprat penale “Marrje e Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.
Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha.
“Ne do ta dërgojmë kërkesën në gjykatë, e ajo brenda 48 orëve vendos lidhur me masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Kjo është e sigurt se do të ndodhë. Nëse sot nuk mbahet shqyrtimi gjyqësor, sigurisht se nesër gjykata do ta caktojë seancë”, njofton Vizionplus.tv.
Ndërkohë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë lidhur me arrestimin e zv/ministrit Cena.