Të premten në mbrëmje ish-futbollisti Wesley Sneijder është arrestuar nga policia holandeze në Utrecht, pasi u kap në gjendje të dehur në rrugë, duke prishur rendin publik.
Ish-lojtari i Real Madridit dhe Interit është filmuar teksa ka dalë nga një lokal nate dhe është ngjitur mbi një makinë duke e goditur dhe duke kërcyer sipër saj. Më pas ai është parë duke u puthur me një grua bionde, e cila duket se i plotëson dëshirën 35-vjeçarit, duke e parë se është totalisht i dehur.
Për të gjitha këto ai është shoqëruar në komisariat, ku ka pranuar të paguajë një dëm prej 6 mijë euro për pronarin e makinës.