Pjesëtarë të Policisë së Tetovës kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 31 vjeçarit Z.A. nga fshati Çellopek që ndodhet në rrugën e Ilindenit në Tetovë. Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër të gjykatës në dhomën e gjumit kanë gjetur 25 tableta në formë të zemrës, një matëse prej metali, mbetje të një materie bimore të panjohur, ndërsa në koridor kanë gjetur edhe një qese prej plastike ku ka pasur materie bimore. Gjithçka që është gjetur është foto-dokumentuar dhe me urdhër është marrë, ndërsa personi 31 vjeçar është arrestuar dhe në koordinim me prokurorin publik është mbajtur për procedurë të mëtejshme.