E përditshmja austriake “Voralbeg Online” ka publikuar sot pamjet ekskluzive të momentit kur policia austriake hyn në dhomën e hotelit ku ndodhej skiatori Max Hauke. Në ato momente, pak orë para garës, skiatori austriak po kryente një transfuzion gjaku.
Pamje vërtet të rënda, pasi sportisti është kapur me “presh në duar” në kohën që po bënte doping. Skiatori Max Hauke është një nga 5 sportistët e arrestuar pak ditë më parë nga policia austriake, ndërkohë që në total, në pranga përfunduan 9 vetë.
Sipas mediave austriake, skiatori rrezikon 4 vite pezullim nga garat, ashtu sikurse edhe sportistët e tjerë të arrestuar, që janë armenë dhe azerë. Jo vetëm kaq, por Hauke që u kap “mat”, mund të përfundojë edhe në burg, ku rrezikon deri në 3 vjet.
https://www.youtube.com/watch?v=W7lU7ZjC8d4