Shkup, 19 mars – Ish kryetari i komunës së Karposhit dhe lideri i partisë “Grom”, Stevço Jakimovski sot në mëngjes është arrestuar dhe është dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale në Shkup, njofton Koha.
Aktakuzë është ngritur nga Prokuroria Themelore Publike, e cila paralajmëroi se do të japë më tepër detaje gjatë ditës.
Jakimovski u arrestua edhe vjet në gusht me kërkesë të policisë financiare për shkak të dyshimit për keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë kohës që ka qenë kryetar i komunës së Karposhit. (koha.mk)