Tetovë, 13 nëntor – Pjesëtarët e policisë së Tetovës, të hënën mbrëma rreth orës 23 e 40 minuta, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, kanë privuar nga liria shtetasin e Shqipërisë,Y.D. 47 vjeçar nga qyteti i Shkodrës, për shkak të dyshimit se është kryerës i vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në rajonin e Tetovës. Shtetasi i Shqipërisë është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme. (koha.mk)