Policia italiane e komunës Berra në provincën e Ferrarës ka vënë në pranga kosovarin Afrim Bejzaku i konsideruar si bashkëpunëtor e anëtar i grupit kriminal të të tmerrshmit “Igor Rusi”, serbi i njohur me emrat Igor Vaclaviç apo Norbert Feher , e aktualisht i burgosur në Spanjë me akuzën e 5 vrasjeve.
Afrim Bejzaku 37 vjec i lindur në ish Jugosllavi, e me precedent penal është dënuar nga Prokuroria e Rovigos me 2 vjet e 3 muaj burg me akuzën e grabitjeve të kryera në të shkuarën në territorin e rajonit të Venetos, raporton OraNews.
Afrim Bejzaku nuk rezulton të ketë lidhje me vrasjet e kryera nga “Igor Rusi” por hetimet vërtetojnë se ai ka qënë pjesë e “bandës Pajdek”, këtij grupimi kriminal i specializuar në grabitje e ku bënte pjesë dhe “Igor Rusi” në periudhën para se të kryente vrasjet.