Në vitin 1973 në një plazh në në Virxhinia ishin vrarë dy gra nga një person i paidentifikuar, ndërsa pas 46 vitesh dosja u hap pas gjetjes së disa shenjave në trupin e grave të vrara dhe ato dolën të jenë të Ernest Broadnax, i cili u arrestua nga policia këto ditë në Neë York, transmeton Gazeta Metro.
Lynn Seethaler dhe Janice Pietropola, ishin vajzat 19 vjeçare që u vranë. Vrasja e vajzave ishte arkivuar në atë kohë, për shkak të mungesës së provave. Provat e ADN-s të gjetura në vendngjarje ishin identike me ato të Ernest Broadnax.
Broadnax, banues në Neë York, njihej nga policia si person tepër problematik me ligjin, pasi në 30 vjet është arrestuar 14 herë nën akuza për vjedhje, sulme e grabitje. Ai ka qenë tri herë në burgje. Kishte pasur probleme të theksuara edhe me alkoolin e drogën.
Vrasësi i dyshuar u arrestua për vrasje edhe për një akuzë për përdhunim./gazetametro.net (koha.mk)