Uashington, 9 maj – Policia amerikane ka arrestuar një burrë të njohur si “vrasës rrugor serial”, i cili ndërlidhet me vrasjen e nëntë personave dhe dhjetë këmbim zjarreve në Feniks në vitin 2015 dhe 2016. “Aron Huan Sausedo (23) përballet me 26 akuza për vrasje, shkaktim të lëndimeve të rënda trupore dhe të shtëna nga automobili. Ai ka qëlluar natën, ndërsa viktimat e tij kanë qenë njerëzit që kanë qenë nëpër rrugë ose në automobilat e tyre. Ai mbi ata ka qëlluar me pistoletë”, deklaroi shefi i policisë në Feniks, Xheri Uiliams. Hetimi për vrasjet seriale në feniks ka qenë i fokusuar në shtatë të shtëna me verdikt me vrasje, por policia sot kumtoi se Sausedo ndërlidhet me gjithsej nëntë vrasje. Tetë nga viktimat janë zgjedhur rastësisht, ndërsa njërën nga viktimat sulmuesi e ka njohur. Numri më i madh i vrasjeve ka ndodhur në periudhën nga gushti i vitit 2015 deri në korrik të vitit 2016.