Tiranë, 12 korrik – Pjesëtarët e Sektorit për luftë kundër terrorizimit në policinë e Shqipërisë, në Tiranë, arrestuan një shtetas rus 34 vjeçar, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar “për shkak pjesëmarrjes në organizatë terroriste”.
“Arrestimi i tij vijoi pas punës disa mujore në bashkëpunim me agjencitë partnere të vendeve tjera. Personi i arrestuar është R.M lindur dhe banor i Norilsk, Rusi. Shtetasi rus në Shqipëri ka arritur si emigrant ilegal. Fletëarrest ndërkombëtar për të ishte lëshuar nga Interpoli- Moskë, me kërkesë së gjykatës Nadterçen, Çeçeni (Rusi) për vepër të kryer penale ‘Pjesëmarrje në organizatë terroriste’”, qëndron në kumtesë policore.
I arrestuari R.M në qershor të vitit 2013 e braktisi Rusinë dhe u nis për në Siri, ku i është bashkangjitur shtetit islamik (SHI) si pjesëmarrës aktiv në luftën kundër forcave qeveritare në Siri.
Materialet e para hetuese për këtë rast janë paraparë në Prokurorin e Gjykatës Themelore për vepra të rënda penale në Tiranë për veprën penale “pjesëmarrje në aktivitete të armatosura në shtet të huaj”. Personi R.M do të ekstradohet.