Shkup, 11 janar – Një shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me flet-arrest ndërkombëtar nga policia e Kosovës është arrestuar në pikën kufitare të Bllacës nga policia e Maqedonisë, informon Koha.
“Të enjten rreth orës 15 e 10 minuta është privuar nga liria A.S. (26 vjeç) shtetas i Kosovës i cili kërkohej me flet-arrest ndërkombëtar. I njëti po të njëjtën ditë rreth orës 17 e 45 minuta është dorëzuar në sektorin e policisë për bashkëpunim ndërkombëtar për procedura të mëtutjeshme”, njofton policia e Maqedonisë. (Koha.mk)