Nëpunësit e policisë nga Njësitit për krim të dhunshëm – Departamenti për delikte të gjakut dje rreth orës 17:00 në Kisella Vodë kanë privuar K.D. (39) për tentativë vrasje. Më datë 15 të këtij muaji, për shkak të një keqkuptimi në komunikacion në rrugën “Kozle”, e ka lënduar me sende të mprehta M.M. (54) nga Shkupi.
“Në datën 18.01.2023 në ora 17:10 në zonën e Kisella Vodës nga ana e zyrtarëve policorë të Njësitit për krim të dhunshëm – Departamenti për delikte të gjakut, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit është privuar nga liria K.D.(39) nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “vrasje e mbetur në tentativë”. Më datë 15.01.2023 në ora 02:26, në rrugën “Kozle”, për shkak të keqkuptimit në komunikacion, me një send të mprehtë e ka lënduar M.M.(54) nga Shkupi”, njofton MPB-ja.
Nga atje thonë se K.D. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.