Kito, 12 prill – Ministrja e Punëve të Brendshme në Ekuador, Marija Paulo Romo deklaroi se është arrestuar një person nën dyshimin se është lojtar kryesor në Wikileaks.
“Person i afërt i Wikileaks, i cili kishte vizë për qëndrim në Ekuador është arrestuar derisa përgatitej të udhëtojë për në Japoni”, shkroi Romo në Tuiter.
Ai nuk e emëron të arrestuarin, vetëm theksoi se është i dyshuar se ka thurur komplot kundër Qeverisë së Ekuadorit. Romo gjithashtu theksoi se i arrestuari disa vite ka jetuar në Ekuador dhe shpesh ka udhëtuar për në Londër.
Ai është arrestuar vetëm për shkak të arsyeve hetimore, potencoi Romo.
Përfaqësuesi anonim qeveritar deklaroi se i arrestuari në aeroport në Kito është programuesi Ola Bini.
Arrestimi në Kito ka ndodhur vetëm disa orë pas arrestimit të Xhulian Asanzhit në Londër, prejse Qeveria në Ekuador ia hoqi azilin.