Shkup, 15 janar – Një tetovar (40), i cili rrejshëm prezantohej si polic, mbrëmë u arrestua në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, thuhet në buletinin policor.
“Mbrëmë në ora 20:10 në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë është vërejtur një automobil i parkuar ‘mazda’ me targa të Shkupit, ku ka qenë personi S.M. (40) nga Tetova. Nga ana e nëpunësve policorë është bërë ekspertizë e automjetit dhe personit, me ç’rast janë gjetur një dokument zyrtar identifikimi me emblemë të MPB-së së Republikës së Maqedonisë me fotografi të S.M., një jelek fosfori, notes i vogël me fletë-gjoba dhe ozoner me emblemën ‘policia'”, informojnë nga policia.
Për shkak të prezantimit të rrejshëm, sipas nenit 391 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë, S.M. i cili u evidentua si kryerës i veprave penale “mashtrim”, është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policor Gostivar për procedurë të mëtejshme.