Të dielën mbrëma në Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Kamjan kanë ndaluar personin I.N. (28) nga fshati Bogovinë për shkak të vuajtjes së dënimit me burg prej një viti e gjashtë muaj. Personi është dërguar në INKP “Idrizovë” për vuajtje të dënimit me burgim.