[adning id="476476"]

Arrestohet një nga drejtuesit e “Ndrangheta”-s

16

Policia spanjolle ka arrestuar një nga drejtuesit e organizatës më të fuqishme të krimit të organizuar në Itali, ‘Ndrangheta’, e cila kontrollon pjesën më të madhe të tregtisë së kokainës në Evropë.

Një nga personat më të kërkuar në Itali u arrestua në Madrid nga një operacion i përbashkët i kryer me policinë italiane. 60-vjeçari ishte i lidhur me grupe kriminale të cilat merreshin me trafikun e drogës.

Domenico Paviglianiti ishte liruar në Tetor 2019, në bazë të një llogaritjeje të gabuar të dënimit. Ai ishte larguar nga Italia për t’u arrestuar më pas në Spanjë.

Ai konsiderohet një element i rëndësishëm i familjes Ndrangheta që ende vepron në bashkitë San Lorenzo, Bagaladi dhe Condofuri me degë në Italinë Veriore, në veçanti në Lombardi, dhe në Amerikën e Jugut e cila merret me trafikim të lëndëve narkotike. Ai tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe pjesëmarrje në një sërë aktivitetesh të tipit mafioz dhe krimeve të drogës, të kryera që nga vitet 1980. Pjesa më e madhe e aktivitetit të tij kriminal u kalua në qytetin e Milanos ndërsa biznesi i tij kryesor ishte trafiku i drogës dhe armëve nga Zvicra.