Gostivar, 24 korrik – Një 17-vjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit është mbajtur në stacionin e policisë pasi që në shtëpinë e tij janë gjetur një armë, municion dhe marihuanë.
Nga SPB Tetovë sot informojnë se efektivët e policisë të zyrës së jashtme për punë kriminale Gostivar, dje mbrëma, me urdhër të gjykatës, kanë kryer bastisje në shtëpinë e 17-vjeçarit, banor i fshatit Çegran të Gostivarit..
Sendet e gjetura janë fotodokumentuar dhe me vërtetim janë marrë për ekspertizë. Minoreni, në prani të familjarit të tij është arrestuar në Stacionin e policisë në Gostivar dhe është mbajtur për procedurë të mëtutjeshme.