Shkup, 14 nëntor – Kosovari H.R. (58) është arrestuar në stacionin e policisë në Karposh për shkak të “hyrjes së paautorizuar në objekte ushtarake dhe bërje skica ose vizatime të objekteve ushtarake dhe veprimeve luftarake”, ndërsa është hasur në qarkun e kazermës “Ilinden”, në Shkup.
Mga MPB informojnë se pas ndriçimit të plotë dhe dokumentimit të rastit do t’i ngrihet parashtresë përkatëse dhe do të ndërmerren veprime të mëtutjeshme.