Arrestohet një inspektor në Kërçovë, ka marrë ryshfet

158

Kërçovë, 22 prill – Këtë pasdite në Kërçovë, është arrestuar një inspektor nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit nën dyshimin për marrjen e ryshfetit.

Policia e ka arrestuar inspektorin, i cili sipas informacioneve, është nga Tetova, ndërsa është arrestuar në Kërçovë.

Ai dyshohet se ka marrë një ryshfet prej 200 eurosh, para që ishin përpunuar më parë nga policia.

Sipas informacioneve të TV21, te i arrestuari u gjetën rreth 4 mijë euro euro.