Uashington, 21 shtator – Policia amerikane arrestoi një grua të dyshuar për dërgimin e një letre deri te Shtëpia e bardhë me helmin vdekjeprurës ricin, kumtuan autoritetet.
Sipas raporteve në mediume, gruaja është arrestuar kur ka bërë përpjekje të kalojë në Kanada në vendkalimin kufitar në shtetin federal Nju-Jork.
Zyra e FBI-së në Uashington kumtoi se “është arrestuar personi i cili gjoja është përgjegjës për dërgimin e letrës së dyshimtë, transmetojnë mediat britanike.
Në kumtesë shtohet se hetimi është në vijim.
Një burim i shërbimeve të sigurisë, i cili dëshironte të mbetet anonim, deklaroi se është arrestuar një grua shtetase kanadeze.
Policia mbretërore kanadeze e kalorësisë (RCPM) të shtunën kumtoi se ka marrë kërkesë nga FBI për ndihmë në hetimin dhe se supozohet që letra është dërguar nga Kanadaja.
Letra të shtunën është pranuar në qendrën e fundit qeveritare për dërgesa të jashtme, e cila u parandalua të arrijë deri në Shtëpinë e bardhë.
Letra të ngjashme janë dërguar dei te organet e ndjekjes në Teksas, duke e përfshirë edhe një burg dhe zyrën e sherifit.
Grupi i përbashkët i punës për luftë kundër terrorizmit në Uashington filloi hetim me ndihmën e policisë në Nju-Jork dhe policisë së Kalorësisë mbretërore kanadeze (RCMP).
Hetuesit kumtuan se nuk është konfirmuar ndonjë lidhje mes letrës me helmin dhe organizatat terroriste ndërkombëtare. Ricini natyrisht gjendet në kokrrën e vajit të ricinit, por me proces të veçantë shndërrohet në armë biologjike. Ricini mund të shkaktojë vdekje në afat prej 36 deri në 72 orë pas ekspozimit të sasisë më të madhe. Ekspertët citojnë se nuk ekziston kundërhelm i njohur.