Shkup, 10 mars – Funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme është arrestuar dje pasdite nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mëson MIA nga burime policore.
Sipas urdhrit të Prokurorisë Publike, u privua nga liria D.S., një punonjës i kabinetit të Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, me dyshimin për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 353 të Kodit Penal “shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.
Ai është arrestuar dje pasdite në stacionin e policisë të Kisela Vodës.