Arrestohet një burrë i cili ka lidhje me sulmuesin në Nicë

37

Paris, 30 tetor – Një burrë i moshës 47-vjeçare është arrestuar sot për shkak të dyshimit se ka qenë i lidhur me sulmuesin i cili dje i vrau tre persona ndërsa i plagosi disa, në Nicë, publikoi televizioni francez BFM, duke iu referuar burimeve të policisë.

Burri dyshohet se ka qenë në kontakt me sulmuesin një ditë para sulmit.

Sulmuesi me origjinë nga Tunizia, për të cilin është përcaktuar se ka ardhur në Francë para disa ditësh, dje kreu vrasje mbi tre persona duke thirrur “Allahu akbar”.