Tetovë, 28 shkurt – Një banor i Tetovës në moshën 61 vjeçare është privuar nga liria në lidhje me sulmin e denoncuar gjinor ndaj një vajze minorene më 25 shkurt, kumtoi sot SPB Tetovë. I dyshuari është arrestuar sot rreth orës 15 në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë.
“Nëpunës policorë e kanë privuar nga liria tetovarin 61 vjeçar në lidhje me sulmin gjinor ndaj një fëmije minoren i cili në SPB Tetovë është denoncuar më 25 shkurt. Është bastisur shtëpia e tij dhe ndërmerren masa dhe aktivitete për dokumentimin e rastit të cilin e koordinon një prokuror nga prokuroria e Tetovës informojnë nga SPB Tetovë.
Më 25 shkurt, rastin e ka denoncuar një banor 26 vjeçar nga Tetova, përndryshe kujdestar i vajzës, ndërsa sulmi i denoncuar gjinor ka ndodhur të hënën më 24 shkurt.(koha.mk)