Policia në Illinois ka arrestuar Jennifer Janus Yeager, 49-vjeçare e cila ua rrezikoi jetën fëmijëve të saj. Ajo u akuzua për rrezikim të shëndetit të fëmijëve dhe sjellje të pakujdesshme. Yeager kishte vendosur mbi veturë një pishinë, e në të kishte futur dy vajzat e saj, njëra 8 vjeçare e tjetra 16.
Siç u ka thënë policëve, ajo ishte nisur për tek një pik i saj për ta fryrë pishinën. Dikush, kishte incizuar këtë moment dhe e kishte raportuar policinë. Pas arrestimit, ajo u dërgua në mbajtje por meqë pagoi obligacionin, ajo u lirua nga paraburgimi.